Taksistët në Elbasan në protest kundër konkurencës së pandershme

0

Dhjetëra taksistë në Elbasan janë ngritur paraditen e kësaj të premte në protestë kundër konkurencës së pandershme .Fillimisht kryen një parakalim në bulevardin kryesor te Elbasanit duke ju rënë borive dhe në pas u stacionuan para godinës së bashkise.

Protestojnë ndaj taksive elektrike pasi thonë se po favorizohen nga pushteti lokal, por edhe ndaj mjeteve që ushtrojnë aktivitetin taksi në të zezë.Teksa thonë se ky shërbim në Elbasan gjendet në kaos kërkojnë nga instancat shtetërore ta disiplinojnë. Protestuesit paralajmërojnë protesta të vazhdueshme nëse nuk i jepet fund paligjshmërisë.
Në lidhje me pretendimet e drejtuesve të mjeteve taksi 4+1, Drejtoresha e Planifikimit të Zhvillimit Ekonomik dhe Transportit në Bashkinë e Elbasanit, Alba Canaj bën me dije se vendqëndrimet janë të miratuara me vendim të Këshillit Bashkiak dhe nuk ka vend për konflikt brenda llojit.

Në Elbasan ushtrojnë aktivitetin e taksistit 70 persona të cilët paguajnë çdo detyrim që u’a kërkon ligji, por thonë se çdo ditë që po kalon po i con drejt falimentimit.