Taksisti përplaset me shtyllën e betonit, përfundon në gjendje të rëndë në spital

0

Një tjetër aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë , ku një mjet taksi është përplasur me një shtyllë betoni. Siç shihet dhe nga pamjet përplasja ka qenë shumë e fortë, ndërsa ngjarja është shënuar pranë vendit të njohur si pallati me shigjeta.

Taksia ka devijuar rrugën dhe është përplasur fort me një shtyllë betoni të energjisë elektrike, të cilën thuajse e ka rrëzuar.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërkohë që drejtuesi i mjetit ësgrë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu