Talebanët arrestojnë katër militantë të Shtetit Islamik, konfiskohen dokumente dhe armë

0

Talebanët thanë se kanë arrestuar katër anëtarë të grupit ekstremist Shteti Islamik (IS), në veri të Kabulit. Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid, tha se ata u arrestuan gjatë një operacioni në rrethin Paghman, ku u konfiskuan edhe dokumente dhe armë.

Mujahid nuk dha detaje të tjera. Dega lokale e Shtetit Islamik, Shteti Islamik-Provinca Khorasan (IS-K), nuk i ka komentuar këto pretendime.

Qëkur talebanët kanë marrë kontrollin e Afganistanit në muajin gusht, militantët e IS-K kanë shtuar sulmet kundër sundimtarëve të rinj të këtij vendi.

I fundit ka ndodhur më 3 tetor, kur grupi ka marrë përgjegjësinë për një shpërthim vdekjeprurës pranë hyrjes së një xhamie në Kabul.
Talebanët dhe militantët e IS-K janë rivalë dhe ata kanë luftuar njëri-tjetrin edhe para se talibanët të merrnin pushtetin në Afganistan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu