Talebanët me “dorë të hekurt”, shihni torturat që i bëjnë personave të varur nga droga

0

Mediat e huaja kanë publikuar foto nga një burg i Afganistanit, ku tregohet qartë mënyra se si trajtohen të dënuarit tanimë që vendi udhëhiqet nga talebanët.

Fotot tregojnë të burgosurit teksa shkojnë në qendrat e rehabilitimit dhe trajtimit të drogës, pasi shumica e tyre ishin burgosur për këtë arsye. Imazhet janë realizuar në Spitalin Mjekësor Avicenna në Kabul.

Me ardhjen e talebanëve, në rrugët e qyteteve ushtrohen kontrolle natën vonë, me qëllim arrestimin dhe ndalimin e personave të varur nga drogërat.

Gjatë fundjavës një grup policësh bastisën një stendë droge nën një urë në zonën Guzargah.
150 burra u kapën dhe u dërguan në stacionin policor të rrethit, ku të gjitha sendet e tyre, përfshirë kuletat dhe unazat, u dogjën.

Ata do të qëndrojnë në kampet e rehabilitimit dhe do të trajtohen sipas mjekëve për 45 ditë. Gjatë
kësaj kohe të personat e varur nga droga edhe do të dhunohen.

Punonjësit e qendrës thonë se kjo nuk është dëshira e tyre, por duke qenë se vendi tanimë udhëhiqet nga talebanët, ata janë të detyruar të ndjekin stilin e tyre të të vepruarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here