TIRANE – Jo vetëm me zemër shqiptar, por edhe me pasaportë. Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, ka tashmë edhe nënshtetësinë shqiptare. Braziliani, që bëri mrekullinë në stolin kuqezi, duke e kualfikuar Shqipërinë në Europian si vendi i parë në grup, është qytetari më i ri i vendin tonë.
E ka konfirmua minsitri Brendshëm, Taulant Balla, nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqet në krah të Sylvinhos:
“Jemi këtu, në Samitin e Diasporës shqiptare. Kam pranë kam shqiptarin e fundit që ka pranuar të jetë qytetari ynë”, dëgjohet të thotë Taulant Balla.
I nderuar me titullin “Shqiponja e Artë”, trajneri i Shqipërisë konfirmon në gjuhën shqipe fjalët e ministrit:
“Sigurisht, shqiptar puro. Shumë faleminderit”.