Shqipëria sfidon Izraelin në ndeshjen e dytë në grup, në Ligën e Kombeve, teksa do të synojë fitoren e parë, që do të ngjiste kuqezinjtë në krye të renditjes
Shqipëria sfidon Izraelin në ndeshjen e dytë në grup, në Ligën e Kombeve, teksa do të synojë fitoren e parë, që do të ngjiste kuqezinjtë në krye të renditjes.
Pas barazimit me Islandën katër ditë më parë, trajneri Reja ka bërë plot 5 ndryshime në formacion, duke ulur në stol Kumbullën, Gjasulën, Çekiçin e Seferin, teksa Cikalleshi po kalon një gjendje gripale.
Minuta 44– Penallti për Shqipërinë, Armando Broja shënon nga pika e bardhë e penalltisë.
Minuta 20– Tjetër krosim për Uzunin, që e merr mirë, por topi gjen një prekje me dorë të kundërshtarit. Arbitri jep penallti, por më pas shkon e rishikon aksionin në VAR dhe anulon vendimin e tij të parë.