Tapë në “Audi”, 2 aksidente në Fushë-Krujë, arrestohen shoferët e rinj

0

2 shoferë të rinj në timon të aksidentur, janë arrestuar sot në Fushë-Krujë.

Në pranga ka rënë një 19 vjeçar i cili duke drejtuar “Audin”, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin tip “Benz”.

“O. V., 19 vjeç, banues në Fushë-Krujë, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, pasi në rrugën Krujë-Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin tip “Benz”, duke shkaktuar dëme materiale”, thotë policia.

Një tjetër aksident është shkaktuar nga një 19 vjeçar.

“K. D., 20 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ditën e djeshme, në fshatin Krastë, Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë janë lënduar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë, shtetasit: E. A. dhe Xh. D., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu