Arrestohen 7 persona në Tiranë

0

Shtatë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës në 24 orët e fundit për disa vepra penale nga kundërshtim i punonjësve të policisë, dhunë, të shpallur në kërkim dhe shkaktim aksidenti.

“A. Ç, 41 vjeç, pasi në rrugën “Ali Demi”, ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Rrugore;

I. Sh, 46 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka përndjekur duke e kanosur me një mjet prerës shtetasin R. S, 21 vjeç.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B, 33 vjeç, pasi ka kundërshtuar për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë Bashkiake.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë ekzekutimin e urdhërit të prokurorit për shtetasin në kërkim V. L, 21 vjeç( i kapur nga sherbimet e Komisariatit Nr.5) pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike“.

Nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Vorë në bashkëpunim me DVP Durrës u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve B. K, 31 vjeç dhe G. S, 28 vjeç, të shpallur në kërkim nga DVP Durrës, për veprën penale “Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim. Këta shtetas, me datë 10.10.2021, në Durrës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur me dhunë një shumë parash shtetasit R. L.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Sh, 18 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi mjetin ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i aksidentit, këmbësoren D. I, 54 vjeç, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve” njofton policia.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu