Të akuzuar për korrupsion, gjykim i zakonshëm për ish-gjyqtaren Mimoza Margjeka

0

Ish-gjyqtarja, Mimoza Margjeka dhe 4 të pandehurit për dosjen e korrupsionit në Gjykatën e Apelit Korçë do gjykohen me gjykim të zakonshëm. Në seancën e sotme, u rrëzua kërkesa e Klaudio Zhillës dhe Nejton Balit për gjykim të shkurtuar, duke bërë që procesi të vazhdoj me marrje dëshmish dhe shqyrtim provash.

Në përfundim të seancës, Margjeka tha për mediat se dosja në ngarkim të saj është bosh dhe gjatë procesit do shikohet.

Kujtojmë se SPAK ngriti hetimet për ish-gjyqtareb dhe bashkëshortin e saj Arben Cara në mars të këtij viti, të akuzuar për korrupsion.

Të pandehurit Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj, u akuzuan se në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kanë dhënë te pandehurës Mimoza Margjeka, me funksion gjyqtare, ndërkohë që ushtronte funksionet në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, të pandehurit Arben Cara, një shumë parash prej 6 000 (gjashtë mijë) eurosh, si përfitim të paligjshëm..

Fillimisht gjykata e Pogradecit dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Balin, por familjarët ndërhynë përmes avokatit Demiri dhe përmes 6 mijë eurove synuan ndryshimin e vendimit në Apelin e Korçës nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Pas kontakteve të para, SPAK vuri në përgjim personat e dyshuar duke zbuluar se në skemë ishte edhe bashkëshorti i gjyqtares, dekani i Fakultetit Juridik në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, në Durrës, Arben Cara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu