Të armatosur dhe të maskuar,policia zgjeron operacionin në ‘Call Center’-a

0

Policia e Kosovës ka zgjeruar operacionin e saj në Prishtinë, teksa ka vazhduar bastisjet nëpër “Call Center”.

Një aksion i tillë tanimë po zhvillohet edhe në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë. Aty janë policë të Kosovës, të armatosur me armë  dhe të maskuar. Në lidhje me operacionin e sotëm kanë dhënë detaje edhe nga Policia e Kosovës.

“Sot me 31 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente është duke realizuar një operacion policor, i cili ndërlidhet me veprimtari të mashtrimit. Operacioni policor është duke u realizuar në disa lokacione të rajonit të Prishtinës dhe Ferizajt, andaj pas përfundimit të operacionit do të jepen informacione shtesë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu