Të armatosur e me maska, persona të panjohur grabisin postën në Prishtinë

0

Një postë në Prishtinë është vjedhur nga dy persona të panjohur. Hajutët e maskuar dhe të armatosur kanë vjedhur një shumë të parave. Policia është njoftuar nga një punonjës i postës që ndodhej në ambjentet e punës kur personat e maskuar me armë zjarri në dorë vodhën lekët. Pas grabitjes, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Njoftimi policisë:

Prishtinë 06.01.2022 – 19:06. Punonjësi i postës ka raportuar se kishte qenë duke punuar në filialin e postës, ndërkohë që kishin hyrë dy persona të panjohur, të maskuar, njëri prej tyre kishte një pistoletë në dorë dhe nën kërcënim të armës nga frika ia kishin marr një shumë të parave. Të dyshuarit pas grabitjes ishte larguar në drejtim të panjohur. Njësitë e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Nuk raportohet për të lënduar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu