Të atin ia vranë e ia ndanë në copa, Arben Kurti: Askush s’ia donte të keqen, iku se u zu me mamin

0

Ai tregon momentin e fundit kur e pa të atin gjallë.

Arben Kurti, djali i Shefki Kurtit që u gjet i vrarë dhe i copëtuar ka rrëfyer se i ati ishte larguar nga banesa pasi ishte konfliktuar me të ëmën. Mediat italiane shkruajnë se e gjitha ka ndodhur më 22 korrik, ndërsa dy ditë më vonë, më datë 24, ka denoncuar zhdukjen e të atit në polici.

“Askush nuk ia donte të keqen babait e as neve. Kam besim te drejtësia e te gjetja e autorëve të këtij krimi,”- tregon Arben Kurti ndër të tjera.

Arben Kurti është një DJ i njohur në zonën përreth e pronar i diskotekës “Babylon”, që ndodhet ngjitur me apartamentin e prindërve.

Prokuroria e Rovigos po heton për vrasje të qëllimshme, copëtim e fshehje trupi. Autoritetet kanë vënë nën sekuestrim apartamentin ku jetonte çifti i të moshuarve dhe ngjarja vazhdon të mbetet një mister. Asnjë familjar i Kurtit nuk ka precedent penal apo probleme me drejtësinë dhe hetuesit nuk kanë asnjë pistë në dorë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu