“Të bëjmë diçka para se të ndodhë diçka e keqe”/ Rama kërkon ndërhyrjen e Trump për gjyqin në Hagë

0

“Më lejoni të tërheq vëmendjen për një vend pranë vendin tim, ku udhëheqja e Trump në mandatin e parë e solli Kosovën në një marrëveshje paqe. Presidenti i Kosovës që asokohe u ndalua të udhëtonte në Shtëpinë e Bardhë në mënyrë brutale për të nënshkruar atë marrëveshje në prani të presidentit Trump dhe në fakt kjo ishte që ajo u bë nga ai prokuror që përndoqi dhe vetë Donald Trump dhe u bë i famshëm.

Presidenti i Kosovës ka kaluar 6 vjet në një paraburgim nga një Gjykatë e Posaçme në Hagë sponsorizuar nga një sërë vende demokratike pranishme këtu që duhet të vijë turp nga ajo drejtësi ndërkombëtare. Vetëm javën e kaluar prokurori kërkoi 45 vjet burigm për të. Vala e poshtërimit në tërësinë e një vendi paqedashës dhe në këtë moment ka disa muaj me një rezultat shkatërrimtar të një gjykate që ka dështuar. Për hir të Zotit, zoti president të bëjmë diçka para se gjëra shumë të këqija të ndodhin sërish. Faleminderit që sollën Shqipërinë në një nisëm fisnike,” tha Rama.