“Të braktisësh gjithçka dhe të jetosh në ishull”, Irlanda ofron 80 mijë euro për këdo që do të popullojë ishujt e saj

0

Të braktisësh gjithçka dhe të shkosh të jetosh në një ishull të largët. Kjo është tashmë e e mundur, falë nismës më të fundit të qeverisë irlandeze “Our Living Islands” për të ripopulluar ishujt e saj të largët .

“Qëllimi i kësaj politike është të sigurojë që komunitetet e qëndrueshme dhe të gjalla të mund të vazhdojnë të jetojnë dhe të lulëzojnë në ishujt në det të hapur për vitet në vijim”, tha qeveria irlandeze në një deklaratë.

Programi synon të ndihmojë komunitetet në një total prej 30 ishujsh që nuk janë të lidhur me kontinentin dhe shpesh të ndërprerë nga baticat. Nisma përfshin edhe një nxitje ekonomike prej 80 mijë eurosh, e cila synon të ndihmojë familjet dhe banorët për të rinovuar të gjitha ato shtëpi të rrënuara që kanë mbetur të pabanuara për një periudhë mbi dyvjeçare. Projekti përbëhet nga pesë pika strategjike për ta bërë të ardhmen e komuniteteve përsëri të qëndrueshme: rivitalizimi i niveleve të popullsisë në ishuj, diversifikimi i ekonomive të ishujve, përmirësimi i shërbimeve shëndetësore, fuqizimi i komuniteteve ishullore dhe ndërtimi i një të ardhmeje të zgjuar.Thirrja u hap zyrtarisht më 1 korrik 2023 dhe mund të marrin pjesë edhe qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të gjitha informacionet mund të gjenden në faqen e internetit të qeverisë irlandeze. Por nëse doni të ndryshoni jetën tuaj ka edhe vende të tjera që ofrojnë iniciativa të ngjashme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu