Të burgosurit në Kosovë tentojnë të rrahin Granit Plavën, i cili kreu vrasjen e Liridona Ademajt

0

Në burgun e sigurisë së lartë në Kosovë ka patur një tentativë për të goditur dhe rrahur Granit Plavën. Ai dyshohet si ekzekutuesi i Liridona Ademajt pak ditë më parë në Kosovë, me porosi të bashkëshortit të saj Naim Murselit.

Të dy janë në hetim dhe po mbahen pas hekurave. Ndërsa lajmin e tentativës për rrahje ndaj Plavës e ka konfirmuar drejtori i Shërbimit Korrektues në Burgun e Sigurisë së Lartë, Ismail Dibrani. Ai u shpreh për mediat në Kosovë se: Nuk ka pasur rrahje. Ka pasur vetëm një tentim-sulm dhe stafi ka reaguar menjëherë.

Ende nuk është zbardhur nga hetimet se pse Naim Murseli e donte të vdekur bashkëshorten e tij Liridona Ademajn. Në momentin e vrasjes, ajo ka qenë me fëmijët e saj, ndërsa vrasësi Granit Plava ishte me maskë në kokë dhe revole në dorë, duke e qëlluar viktimën me plumb në qafë.

Sakaq për këtë vrasje deri më tani janë arrestuar 4 persona.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu