Të buzëqeshur gjatë takimit në Elbasan, Vuçiç poston fotot me Ramën dhe Zaev në restorantin ku po darkojnë

0

Ndërkohë që mbrëmjen e sotme u organizua një protest kundër vizitës së tij, Vuçiç ka reaguar me anë të një postimi në instagram ku shfaqen pamje nga darka ku të pranishëm janë edhe kryeministri Edi Rama dhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev.

“Ne e konsiderojmë OpenBalkan një iniciativë të jashtëzakonshme, e cila u bë për shkak të njerëzve që jetojnë në çdo qytet, në çdo fshat. Bisedime të rëndësishme se si të vazhdojmë të përparojmë, të lidhemi, të bashkëpunojmë më shpejt dhe më fort. Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçic, ka takuar kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, @ediramaal, dhe kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, @zoranzaev”- shkruan Vuçiç në instagram.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu