Të dhënat e KQZ: Sa është pjesëmarrja në votime deri në orën 12:00, më e ulët se në 2021-in

0

Prej orës 07:00, qytetarët shqiptarë në gjithë vendin po votojnë për të zgjedhur Kuvendin e ri.

Procesi po vijon normalisht, pa probleme dhe votimi do të zgjasë deri në orën 19:00. Pas kësaj ore, do të mundet të votojnë vetëm ata që janë në radhë pranë qendrës së votimit.

Deri në orën 12:00, KQZ raporton se pjesëmarrja në votim ishte 22.11%. Kanë raportuar 2546 nga 5225 qendra votimi në total. Krahasuar me vitin 2021, pjesëmarrja deri në orën 12:00 ka qenë 27.24%.