“Të dua nënë”, nis marshimi në Tiranë, dhjetëra qytetarë mblidhen në sheshin ‘Skënderbej’ në shenjë solidarizimi me të moshuarën e dhunuar në Pejë

0

TIRANË- Dhunimi i të moshuarës në Pejë ka sensibilizuar qytetarët e Tiranës, të cilët kanë marshuar mbrëmjen e sotme në sheshin ‘Skënderbej’ për të mbështetur në mënyrë simbolike të moshuarën dhe për të dënuar kështu dhunën në institucionet e kujdesit. Në foto bie në sy dhe prezenca e një fëmije që shkruan pankartat që u lanë në sheshin ‘Skëndërbej’.

Qytetarët që u mblodhën në sheshin ‘Skëndërbej’ lanë dhe disa mesazhe të shkruara në pankarta ku shkruhej: “Të dua nënë”, “Familja, pasuria jonë”, “Kërko falje, e nuk të falim dot” e “Stop Dhunës”.

Keqtrajtimi i të moshuarës në qendrën “Orenda” në Pejë ka tronditur opinionin publik dje pas videos së publikuar në rrjet ku e ëma e një dëshmori të UÇK-së, Taulant Nurajt, Minire Nuraj kishte rënë pre e dhunës shtazarake nga kujdestarja Aurona Pelaj. Infermierja Aurona Pelaj bashkë me 2 nga shoqet e saj është arrestuar ndërsa në hetim është vajza e katërt. Debati ka përfshirë edhe Shqipërinë në lidhje me situatën nëpër qendrat e kujdesit të të moshuarve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu