Të dyshuar për korrupsion, arrestohet përgjegjësi i doganës së Kakavijës dhe doganieri, 1 në kërkim

0

Nga aksioni i AMP-së i zhvilluar gjatë mbrëmjes së djeshme, janë arrestuar përgjegjësi i doganës së Kakavijës dhe doganieri, si dhe 1 në kërkim.

Këta dyshohet se merrnin rryshfete dhe kalonin mjetet e mallrave pa kryer kontroll.

AMP kishte dyshime se doganierë dhe efektivë policie ishin të përfshirë në skema korruptive në lidhje me procedurat e parregullta të zhdoganimit duke përfituar shuma parash.

Gjatë orëve të operacionit janë konstatuar 1 trajler, 4 kamiona të tonazhit të rëndë si dhe mjete të tjera të mbushura me mallra që kaluan pikën kufitare pa kryer kontrolle si dhe duke i shmangur pagesave të zhdoganimit.

Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur edhe nëse ka zyrtarë të tjerë të përfshirë në këtë skemë korrupsioni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu