Të dyshuar për vjedhje në Belgjikë, arrestohen 3 shqiptarë

0

Policia belge ka arrestuar tre shqiptarë të dyshuar për vjedhje në Hageland.

Është raportuar se makinat e tyre u lidhën me vjedhjet e realizuara në Linter dhe Zoutleeuë.

Ndërkohë, një tjetër makinë u kontrollua në Mechelen, ku ishin tre shqiptarë pa shpjegime për qëndrimin në Belgjikë.

Makina e tyre ishte e regjistruar në të njëjtën adresë me atë të vjedhjeve.

Telefonat e tyre celularë u lidhën gjithashtu me vjedhjet në Hageland.

Dhoma e këshillit do të vendosë të premten për paraburgimin e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu