Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale vizitën zyrtare të Ndihmës Drejtorit të ICITAP të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, Stephen Fields, i cili qëndroi në Shqipëri nga 19 deri më 23 maj.
Sipas Ambasadës, gjatë vizitës së tij, z. Fields u takua me të Ngarkuarën me Punë Nancy VanHorn, si dhe me zyrtarë të tjerë të ambasadës dhe drejtues të institucioneve të zbatimit të ligjit në vend, për të theksuar partneritetin e fortë mes SHBA dhe Shqipërisë.
U shkarkua sot / Zëvendësministri Vokrri e quante Skënderbeun “pro sllav”, i bënte thirrje shqiptarëve të përhapnin Islamin në Perëndim
Ai përcolli prioritetet e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA në luftën kundër karteleve, krimit të organizuar ndërkombëtar dhe emigracionit të paligjshëm.
Ambasada bën të ditur se gjatë qëndrimit në Tiranë, z. Fields zhvilloi takime me Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, kreun e SPAK Altin Dumani, Drejtorin e Policisë së Shtetit Ilir Proda, Drejtorin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Florian Sulejmani, Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Klevis Qose dhe zyrtarë të tjerë.
Gjithashtu, përmes ICITAP dhe bashkëpunimit me Byronë kundër Terrorizmit dhe INL të Departamentit të Shtetit, janë dorëzuar pajisje amerikane në vlerë prej 340,000 dollarësh për burgjet shqiptare.
Në përmbyllje të vizitës, u zhvillua ceremonia e ndarjes së Çmimit të Ekselencës dhe akreditimi i parë ndërkombëtar IADLEST për Akademinë e Sigurisë.
Postimi i plotë i Ambasadës:
Ambasada e SHBA në Tiranë mirëpriti Ndihmës Drejtorin e ICITAP të Departamentit të Drejtësisë të ShBA, Stephen Fields, nga 19 deri më 23 maj.
Gjate vizitës së tij, Z. Fields u takua me te Ngarkuarën me Punë, Nancy VanHorn, zyrtarë të Ambasades dhe udheheqes te institucioneve te zbatimit te ligjit në Shqipëri për të shprehur mirënjohjen për partneritetin e fortë me Shqipërinë.
Ai percolli prioritetet e Prokurorit të Pergjithshëm të ShBA per të eliminuar kartelet, krimin e organizuar nderkombëtar dhe emigracionin e paligjshem.
Ndihmes Drejtori Fields zhvilloi takime me Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, Kreun e SPAK Altin Dumani, Drejtorin e Pergjithshëm së Policise së Shtetit Ilir Proda, Drejtorin e Përgjithshëm te Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Florian Sulejmani, Drejtorin e Pergjithshëm te Burgjeve Klevis Qose dhe te tjerë.
Përveç kësaj, 340,000 dollarë në pajisje amerikane u transferuan në burgjet shqiptare permes ICITAP dhe Byrosë kundër Terrorizmit dhe INL të Departamentit të Shtetit.
Vizita perfundoi me prezantimin e Cmimit te Ekselencës dhe akreditimin e parë ndërkombëtar IADLEST për Akademine e Sigurisë.