TIRANË- Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas shpalljes së rezultateve preliminare të zgjedhjeve. Kurti e ka cilësuar këtë rezultat si fitoren më historike për partinë e tij, duke e vlerësuar mbështetjen e marrë nga qytetarët si dëshmi të besimit ndaj qeverisjes së deritanishme.
Ai është shprehur gjithashtu i interesuar për bashkëpunim me partitë opozitare, veçanërisht në çështjet që lidhen me marrëveshjet ndërkombëtare. Kurti ka ftuar partitë opozitare që të kontribuojnë në Kuvendin e Kosovës për kalimin e ligjeve kyçe, duke theksuar se proceset e rëndësishme shtetërore kërkojnë dialog dhe përgjegjësi të përbashkët.
“Urime për fitoren më historike të vendit. Fitorja historike është në rrugë të mbarë të tejkalojë edhe rezultatin e vitit 2021. Sa më parë që të certifikohen rezultatet, aq më shpejt na duhet t’i krijojmë institucionet”, ka deklaruar Kurti.





