Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Komisariati i Policisë Librazhd:
-arrestoi në flagrancë shtetasin V. M., 45 vjeç, banues në fshatin Dorëz, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij;
-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. D., 29 vjeç, banues në Librazhd, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar automjetin e një 25-vjeçari.
Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-një 17-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht me një 15-vjeçar;
Në fshatin Shushicë, shtetasja V. C., 33 vjeçe, ka ndezur zjarr për të djegur disa mbeturina dhe nga pakujdesia, shkëndijat kanë rënë në bazën ushqimore të kafshëve. Si pasojë janë djegur baza ushqimore dhe 1 lopë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.