Të gjitha risitë e ekipit të ri të Bashës. Nga përjashtimet, prurjet e reja, ‘goditja’ e Berishës. Ja lista zyrtare

0

Lulzim Basha tashmë ka zyrtarisht edhe një ekip të ri për t’u përballur me Edi Ramën.

Për herë të parë, nënkryetare të Partisë Demokratike do të jenë dy gra; Jorida Tabaku, nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me jashtë dhe Grida Duma, nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me shoqërinë civile.

Ndërkohë ish-drejtori i fushatës tashmë deputet i Tiranës, juristi Alfred Rushaj, do të jetë nënkryetar i PD dhe kryetar i Grupit Parlamentar ndërsa drejtuesi politik i Qarkut të Fierit Enkelejd Alibeaj, do të jetë kandidatura e PD për nënkryetar të Kuvendit dhe njëkohësisht nënkryetar i PD.

Bujar Nishani u “dëbua” pas kritikave të tij të forta ndaj Bashës, ndërsa Edi Paloka u zgjodh Kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Nga ana tjetër, u rikonfirmua në detyrë Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, pavarësisht se në qarkun ku qendroi për zgjedhjet e 25 prillit u vra një person.

Basha “godet” Berishën

Si rrallë herë, Lulzim Basha doli kundër një marrëveshjeje të firmosur nga Sali Berisha. Lideri i PD kritikoi “si të dala kohe” ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, në atë kohë të bëra nga Sali Berisha dhe Edi Rama me kompromisin e dy forcave më të mëdha politike në vend.

Basha u shpreh se vendi ka nevojë të ecë përpara, dhe për këtë, kryedemokrati thotë se janë të nevojshme ndryshime kushtetuese.

“Sikurse kam theksuar në Kuvendin Kombëtar, për të zhbërë kapjen e shtetit nga korrupsioni dhe krimi dhe për t’ua kthyer institucionet dhe të drejtën për të vendosur qytetarëve, ne do të ndërtojmë në bashkëpunim me të gjitha grupet shoqërore që duan një ndryshim cilësor të jetës politike dhe ekonomike në vend, Platformën qytetare për demokracinë. Është tashmë e qartë që ndryshimet kushtetuese të 2008-ës nuk i përshtaten më nevojës ulëritëse të shoqërisë shqiptare për më shumë demokraci, për kontrollin dhe balancën e pushteteve, ndaj për t’i dhënë fund kapjes së shtetit, duhen ndryshime rrënjësore që duhet të vijnë si një reflektim dhe veprim i përbashkët i Partisë Demokratike dhe intelektualëve, studentëve, pedagogëve, sipërmarrësve, artistëve, gazetarëve, të rinjve e të rejave që kërkojnë një demokraci funksionale”, tha Basha.

EKIPI I RI I LULZIM BASHES

Katër n/kryetar
Jorida Tabaku
Grida Duma
Alfred Rushaj
Enkelejd Alibeaj

Kryetari i grupit të PD-së
Alfred Rushaj

Grupi do të ketë dy nënkryetarë
Ervin Salianji dhe Luçiano Boçi

Nënkryetar i Kuvendit
Enkelejd Alibeaj

Sekretari i Përgjithshëm i PD
Gazment Bardhi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike
Edi Paloka

Kryetare e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës
Flutura Açka

Kryetari i Komisionit Zgjedhor
Jemin Gjana

Sekretare për Pronarët dhe çështjet e pronave
Ledina Mandia

Sekretare për të Përndjekurit Politikë
Jonila Godole

Sekretariati për Klimën e Biznesit
Flamur Hoxha

Sekretariati për votën e emigrantëve
Belind Kelliçi

Sekretare për Organizatat Partnere
Oriela Nebiaj

Sekretariati i Burimeve Njerëzore
Arta Sakja

Sekretariati i Marrëdhënieve me Publikun
Greta Bardeli

Sekretari Organizativ
Ervin Minarolli

Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore
Ivi Kaso

Sekretariati i Koordinimit Elektoral
Taulant Zeneli

Sekretariati i Organizimit Dixhital
Endri Hasa

Kryetare e Fondacionit për Liri dhe Demokraci
Enriketa Papa

Zëdhënësi i Grupit
Orjola Pampuri

Sekretari i Grupit Parlamentar
Arbi Agalliu

Deputetët janë ndarë në 8 komisone ku drejtimi nga ana e PD i është besuar:

Komisioni për Integrimin Europian
Jorida Tabaku

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik
Agron Gjekmarkaj

Komisioni për Punën, Cështjet Sociale dhe Shëndetësinë
Albana Vokshi

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Oerd Bylykbashi

Komisioni për Ekonominë dhe Financat
Sorina Koti

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
Helidon Bushati

Komisioni për Sigurinë Kombëtare
Flamur Noka

Komisioni për Politikën e Jashtme
Tomorr Alizoti

“Mbajeni kokën lart, na presin beteja të mëdha”

Lideri i PD, Lulzim Basha paralajmëron betejë të fortë kundër qeverisë. Nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Basha deklaroi se pavarësisht masakrës zgjedhore, PD duhet të vazhdojë të luftojë për qytetarët shqiptarë.

Teksa tha se ndjehet krenar për atë që ka arritur PD-ja, pa përdorur asnjë mjet të paligjshëm, pa blerë vota, pa shantazhuar njerëzit, pa u ndotur me krimin dhe llumin e shoqërisë, Basha u kërkoi demokratëve të mbajnë kokën lart.

“Beteja të mëdha kemi bërë gjatë këtyre viteve, e të tjera kemi përpara, pasi ajo që ishte e vërtetë para 25 prillit është e vërtetë edhe sot. Shqipëria ka ngecur në vend numëro, peng e qeverisë më të korruptuar në mbarë Europën, që punon kundër interesave të shumicës dërrmuese të shqiptarëve.

Masakra zgjedhore nuk u dha asnjë zgjidhje qytetarëve. Problemet e tyre nuk janë më të vogla, por më të mëdha, nevoja e tyre për një jetë të më të mirë nuk është përmbushur, por kërcënohet nga i njëjti model që shkaktoi varfërimin dhe largimin e më e të paktën 500 mijë shqiptarëve.

Prandaj, përballë zgjidhjes së munguar dhe ndryshimit të mohuar përmes atyre mjeteve që ju i njihni më mirë se kushdo tjetër, ne kemi përgjegjësinë për të luftuar për njerëzit e këtij vendi, për të qenë pranë tyre për problemet e vogla e të mëdha të familjeve shqiptare, për të kapërcyer bashkarisht vështirësitë dhe për të qenë zëri i tyre përballë çdo padrejtësie.

Prandaj duhet të luftojmë me gjithë forcën tonë për ta mbajtur gjallë këtë shpresë dhe të jemi krenarë për atë çfarë kemi arritur, pa përdorur asnjë mjet të paligjshëm, pa blerë vota, pa shantazhuar njerëzit, pa u ndotur me krimin dhe llumin e shoqërisë, siç ka bërë kundërshtari ynë, por vetëm me forcën e besimit tonë, duke mishëruar vlerat për të cilat kjo Parti ka lindur dhe jeton.

Ndaj mbajeni kokën lart”, tha Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu