Të gjithë drejt plazhit! Kolona të gjata makinash në Vlorë dhe Durrës, paralizohet trafiku

0

TIRANË- Fundjava i gjen të gjithë në bregdet.

Kjo ka sjellë radhë të gjata trafiku që janë krijuar nga Tirana e deri në Vlorë.

Në mbikalimin e Plepave, që lidh rrugët e qytetit të Durrësit me Tiranën dhe zonat e veriut trafiku është paralizuar dhe mjetet nuk lëvizin.

E rënduar paraqitet edhe rruga në drejtim të Golemit e Kavajës si dhe akset e tjera që lidhen me plazhet.

Që prej orëve të mëngjesit situatë e rënduar trafiku paraqitet edhe në qytetin bregdetar të Vlorës.

Në zonën e Lungomares dhe në Ujin e Ftohtë ka pasur fluks më të shtuar nga qytetarët që i drejtohen jugut këtë të diel.

Edhe në Durrës paraqitet situatë e rënduar trafiku që prej orëve të mëngjesit, nga qytetarët të cilët i drejtohen plazhit në këto temperatura përvëluese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu