“Të gjithë peshat janë gati për plazh”, Spanja prezanton fushatën e veçantë dedikuar grave

0

Ministria e Barazisë ( Ministry of Equality- departamenti në qeverinë e Spanjës, fokusi i të cilës është barazia gjinore dhe politikat që luftojnë të gjitha format e dhunës ndaj grave) ka lancuar fushatën ndoshta më interesante të kësaj vere, sipas BBC.

Fushata verore, e cila u bë shpejt virale në mediat botërore ka për qëllim të inkurajojë gratë me forma dhe përmasa të ndryshme trupore ta shijojnë verën 100% duke u çliruar nga komplekset për një trup perfekt gjatë verës.

Slogani i fushatës është: “Vera është gjithashtu e jona” dhe në kopertinë shfaqen gra të ndryshme në moshë, ngjyrë, formë dhe përmasa teksa shijojnë diellin dhe detin.

“Shijoje siç do, ku do dhe me kë do ti!”- shkruhet në përshkrim. Pjesë e fotos është gjithashtu një grua topless e cila i është nënshtruar operacionit ku ka hequr njërin prej gjinjve. “Të gjithë trupat janë gati për plazh”.- tha Ione Belarra, Ministrja e të Drejtave Sociale në Spanjë.

Të gjithë trupat vlejnë dhe ne kemi të drejtën ta shijojmë jetën siç jemi, pa ndjesi faji apo turpi. Vera është për të gjithë.

Ideja e kësaj fushate është për të zbehur ndikimin që kanë steriotipizimet tek vetëbesimi i grave dhe sesi pritshmëritë për fizikun kanë ndikuar dhe mohuar të drejtat e tyre për të shijuar siç e meritojnë.

“Trupa të ndryshëm, pa stereotipe gjinore. Vera na përket edhe ne. Të lira, të barabarta dhe të larmishme”, shkroi në Tëitter Antonia Morillas, kreu i institutit të grave dhe organizatës që fshihet pas nismës.

Gjithsesi, fushata është konsideruar si absurde nga liderët e partisë kundërshtare të cilët janë shprehur se “po krijohet një problem që nuk ekziston.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu