Të helmuar, qytetarët e Krujës fajësojnë ujin, gruaja: Jam keq me gjithë vajzën

0

KRUJË– Qytetarët e Krujës që janë shtruar në spital me shenja e simptoma helmimi kanë treguar se shkak për helmimin e tyre mund të jetë bërë uji i rrjetit.

Në një prononcim për Report TV, ata shprehen se ushqimet kanë qenë të zakonshmet. Një grua tregon se ka të vjella dhe shqetësime bashkë me të bijën.

“Kemi të vjella kanë filluar mbrëmë në darkë, s’kam konsumuar ndonjë, thjesht ushqime të zakonshme, kam pirë ujë çezme, ka shqetësime me të vjella dhe goca. Kam unë dhe goca shqetësime, kemi konsumuar ujin e rrjetit. Kam të vjella, ushqim si përherë, ujë kam konsumuar, ujë të rrjetit, dje në darkë më janë shfaqur shqetësimet, kam edhe nipin që ka shfaqur shqetësim,”- shprehet gruaja.

Lajm kryesor:

Ç’po ndodh në Krujë? 30 persona përfundojnë në spital me shenja helmimi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu