TIRANA- Kryeministri Edi Rama, në rubrikën ‘Sy m’my’ i është përgjigjur një komentuesi i cili i drejtohet duke i thënë se është një komsumator i lëndëve narkotike.
“Të ka ikur hunda shtrembët, vetëm ti mos fol për drogë”, i shkruan komentuesi Ramës.
Rama në përgjigje i thotë se po është e vërtetë që kockën e hundës nuk e ka të drejtë.
“Kjo sepse ajo katranpartia që ta ka mbushur mendjen se jam drogaxhi, ma ka thyer hundën bashkë me kafkën mbrapa. Më ka carë dhe buzën, me leva dhe doreza hekuri”, shkruan Rama.
Ai tregon sesi në janar të vitit 1997 është dhunuar pasi po mblidhte firma për dorëheqjen e qeverisë së asaj kohe në mënyrë që të mos ndodhte skema e piramidave. Rama tregon dhe foto i dhunuar dhe thotë se u la i gjakosur në rrugë dhe të nesërmen u tha se ishte një sherr për ndonjë vajzë. Ai këshillon komentuesin të mos përdoret si “top balte” në luftën për pushtet të disa të tjerëve.
“Dhe ja po të tregoj se ti me siguri je i ri dhe s’e ke idenë e piramidave të Sudës dhe Rrapushit, që ua grabitën shqiptarët të tëra kursimet me bekimin e katranit të madh të asaj partie që të ka mësuar edhe ty si plotë të tjerë, të shkruash e të thuash që unë jam drogaxhi.
Ishte viti 1997 dhe unë mblidhja firma nga shoqëria civile për një peticion që dorëheqjen e qeverisë së asaj kohe që të shmangej ato katastrofë që ndodhi më pas, kur më dolën në pritë mu poshtë shtëpisë, mes errësirës dhe balës së dimrit, të Tiranës së asaj kohe. Ishte janar, si tani dhe më lanë në rrugë mbuluar me gjak. Dhe të nesërmen, doli një klloun e katran partisë, si Gazment Ziut të sotëm dhe tha do ketë qenë punë për një sherr të ndonjë femre”, tha Rama.