Shoqërimi në policinë e Elbasanit të një protestuese femër, Daniela Gjini dhe shumë demokratëve e qytetarëve të tjerë që morën pjesë në protestën në rrethrrotullimin e Bradasheshit ka ngjallur indinjatë te ligjvënësit demokratë dhe qytetarët e tjerë.
Deputeti i PD, Tomorr Alizoti ka parlajmëruar kryepolicin e Elbasanit, Roven Zeka, pas shoqërimit të një prej protestuesve femra.
Sipas Alizotit, Policia e Elbasanit ka shoqëruar demokratët që sipas tij protestojnë për bukën e gojës, ndërsa ka frikë të përmendë emrat e banditëve dhe bandave që mbrohen nga Policia dhe ministri i Brendshëm.
Ligjvënësi demokrat paralajmëroi se një veprim i tillë arbitrar nga ana e Policisë, nuk do t’i zmbrapsë ata kundër kartelit të bandave në Elbasan e kudo.