ANKARA- Turqia nuk heq dorë nga qëndrimi se Izraeli është përgjegjës për krime lufte dhe duhet të përgjigjet në gjykatën ndërkombëtare.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një bisedë telefonike përpara takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gazën me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se jo vetëm që vijon të shkelë të drejtën ndërkombëtare, por këtë e bën në sy të gjithë botës.
“Izraeli vazhdon të shkelë pa turp të drejtën ndërkombëtare, ligjet e luftës dhe të drejtën humanitare para syve të bashkësisë ndërkombëtare”, deklaroi Erdogan, shkruajnë mediat e huaja.
Vlen të përmendet se Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, një anëtar i grupit të kontaktit të vendeve myslimane që zhvillon bisedime me liderët perëndimorë për Gazën, do të marrë pjesë në punimet e së mërkurës në Nju Jork, njoftoi Ministria e Jashtme të martën.