“Të ngrihesh dhe të flasësh të pavërteta nuk shkon”, kush e mërziti Erion Braçen?!

0

Ish zv/Kryeministri Erion Braçe i ka quajtuar të pavërteta ato që janë thënë nga opozita për pandeminë.

Braçe me tone të larta tha se nuk mund të flitet gjysëm ore për para kur duhet të flitet për shëndetin dhe vaksinat.

“Unë mendoj që kemi përpara rendin ditës së Kuvendit, që nuk ka të bëjë me paratë, por me shëndetin. Unë dua të besoj që konferenca e kryetarëve ka dashur të sjellë një mesazh ndaj qytetarëve, paratë në këtë rast vinë për të sjellë në vëmendje dy fakte, që kjo qeveri nuk i ka kursyer në sigurimin e vaksinave, dhe nuk ka një ditë që qytetarëve iu është mohuar e drejta e arsimimit. Të flasësh 33 minuta për paratë, kur këtu thelbi është shëndeti dhe vaksina, nuk shkon. Të ngrihesh dhe të flasësh të pavërteta nuk shkon”, tha Braçe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here