Të paktën 6 viktima nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë

0

Gjashtë persona humbën jetën nga sulmet ruse në Ukrainë gjatë 24 orëve të fundit, njoftuan autoritetet lokale.

Dy persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në zonën e Khersonit, njoftoi në mediat sociale guvernatori Oleksandr Prokudin. Po ashtu nga bombardimet e forcave ruse një pjesë e qytetit të Khersoni mbeti pa ujë të pijshëm.

Dy persona të tjerë humbën jetën në zonën e Donetsk-ut dhe një çift po ashtu u vra pasi një sulm ajror rus shkatërroi shtëpinë e tyre në rajonin e Kharkivit.

Ndërkohë, ministria ruse e mbrojtjes njoftoi të dielën se Ukraina kishte lëshuar 27 dronë në një sulm gjatë natës në Rusinë perëndimore. Zyrtarët rusë thanë se 18 dronë u rrëzuan mbi rajonin Kursk, ndërsa sipas mediave ruse qëllimi ishte të sulmohej aeroporti ushtarak “Khalino”.

Zyrtarët rusë thanë gjithashtu se dy dronë të tjerë ishin rrëzuar mbi rajonin Belgorod të Rusisë, por nuk autoritetet nuk njoftuan nëse 7 dronë të tjerë kishin shkaktuar probleme.

Në mediat e Kievit më vonë u njoftua se forcat ukrainase kishin kryer një sulm të suksesshëm me dronë dhe kishin goditur nënstacionin elektrik të Rusisë “Krasnaya Yaruga”, afër kufirit me Ukrainën. Associated Press nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur këtë raportim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu