E turpshme, futbollisti francez thyen minutën e heshtjes në stadium!

0

FRANCE – Futbollisti kombëtares franceze Jean-Clair Todibo u kritikua për sjelljen e tij skandaloze para fillimit të ndeshjes kundër Holandës në kualifikueset për Kampionatin Evropian.

Besojeni apo jo, Todibo i turpëruar ishte duke buzëqeshur gjatë minutës së heshtjes kushtuar nderimit të viktimave të sulmit të tmerrshëm në një shkollë në Arras ku humbi jetën një mësues.

Portierit të Nice-s iu duk qartë diçka qesharake në atë moment, ndaj shkaktoi me të drejtë zemërimin e publikut francez për sjelljen e tij të turpshme.

Todibo aktualisht luan për Nice. Këtë sezon, ai luajti shtatë ndeshje në Ligën 1 dhe regjistroi një asistim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu