‘Të q*** bota vajzat’, pas shakasë për Tiksën, Salsano merr dhjetra mesazhe ofenduese, ja propozimi që i bën Ermal Mamaqit: Më hiq mëlçinë, shpretkën…

0

Vijonë reagimet në rrjetet sociale mbi shakanë që u bë për Triksën nga Ermal Mamaqi dhe Salsano Rrapi në shtëpinë e Big Brother. Ky i fundit ka reaguar për herë të parë pas asaj që ndodhi, dhe sërish e ka trajtuar me humor të gjithë dinamikën që pasoi.

Përmes disa postimeve në Instagram, së pari ai ndau me ndjekësit disa mesazhe që ka marrë nga fansat e Beatrix Ramosajt, të cilët kanë shpërthyer në ofendime dhe mallkime ndaj tij.

“Kam vdenosur të postoj të gjitha mesazhet “dashamirëse” që më vijnë në insta, për shkak të batutës time në filmin e Ermal Mamaqit.”, shkruan Rrapi në storyn e parë të shpërndarë.

Ndërsa në storyt pasardhëse ai ka shpërndarë disa nga mesazhet e marra.

“Sa njeri i felliqur edhe pse nuk te njihja pare se kush je dhe s’me intereson arrite ne nje nivel te nje njeriu te shpifur, deri kur s’do ndaloni ti lendoni nierzit me batutat e felliqura e dashakegese, shkoni te ftuar ne nie vend dhe vazhdoni te lendoni njerez akoma!!! Vrisni nenen tuaj, motren tuaj, gruan apo vajzen tuaj nese “keni” he shiko a do lendohen nga plumbi yt kaq di te them ty !!!!”

“Ti zotri i shpifur edhe aj Ermal shpifani ne ket mosh madhore me gju kunja per dy te rinje, the se nuk jeni kan kurr te rinje ju e skeni pas ndjenja, turp duhet me ju ardh dyve skeni pas nevoj as me shku bilemi po jeni hi ne bbv me qellim mi fol ato fjal per me qrregullu Donaldin e me grit Ilirin marre ju koft”

“Cfarë bere na e shkaterrove nje cift të lumtur tani”

“Ti q*ft bota fmit e vaizat ngofse ke o geros i k**it o gay o en, se as nuk te njof se aka familje ke, me batutat e k**it te tuat ge as humor nuk din kur duhet me bo, i bon keg tjeter kujt o kina e rusia familjen ta q*ft, se beatrixa as edhe nji faj nuke ka.”

Ndërkohë që në një video tjetër, Salsano i kërkon Ermalit që tia vendosë emrin titullit të filmit Kanibal, dhe ai të përfundojë i masakruar dhe i ngrënë, në mënyrë që të ‘qetësojë’ disi fansat e dyshes Donald-Beatrix.

‘Përshëndetje, kjo video është për ty Ermal Mamaqi, kam një ofertë për ty, për një film horror, ti të jesh kanibali, dhe ti të vish në shtëpi dhe të më masakrosh mua. Më çan barkun, më heq mëllcinë, shpretkën, zorrën mi nxjerr përjashta, dhe në fund më ha zemrën. Në fund janë të gjithë të lumutur që ti më ke ngrënë mua. I kam gjetur dhe titullin Big Kanibal, pas vdekjes ne pimë kafen bashkë”, shprehet Salsano.