Të sh*ëna me armë zjarri drejt një karburanti në Fierzë, shpallen në kërkim autorët

0

Të shtëna me armë janë qëlluar drejt një pike karburanti ditën e djeshme në Fierzë.

Sipas policisë, karburanti ishte në pronësi të 43-vjeçarit Sh. D., ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ndërkohë policia është ende në kërkim të autorit ose autorëve, ndërsa nuk dihen ende arsyet e ngjarjes.

Më datë 07.08.2024, në Fierzë, në drejtim të pikës së karburanit dhe ambientit ndihmës, në pronësi të shtetasit Sh. D., 43 vjeç, banues në Fierzë, është qëlluar me armë zjarri, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjeherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës, për kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu