Të shtëna me armë, arrestohet nipi i ish-kryeministrit

0

Dy persona janë plagosur sot në Pejë afër fakultetit të Biznesit, ndërsa i dyshuari është ende në arrati.

Njëri nga të plagosurit mësohet se është familjar i kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Mediat kosovare raportojnë se i plagosuri Ahmetxhekaj është nip i familjes Haradinaj.

Apo ndryshe, i plagosuri është nipi i Hilmi Haradinajt, babai i ndjerë i Ramush Haradinajt.

“Prokurorja e Krimeve të Rënda ka dalë ne vendin e ngjarjes pas të shënave me armë zjarri në Pejë. Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet për kapjen e personit të dyshuar”, tha zëdhëndësii prokurorisë së Pejës.

Sipas mjekëve, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa njëri prej viktimave ishte kalimtar i rastit.

“Rreth orës 12:20, në afërsi të fakultetit të Biznesit në Pejë, janë plagosur dy persona, njëri nga ta kalimtar i rastit. Të dy janë derguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Njësitët kompetente po merrem me trajtimin e rastit, akoma nuk ka informacione për ndonjë të arrestuar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu