DURRËS- Të shtëna me armë janë raportuar në Durrës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 18:30, në Katund Sukth të Durrësit. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes apo nëse ka të plagosur nga ngjarja në fjalë. Zona është e rrethuar nga policia.
Sukth, Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 19:20, në Katund Sukth, shtetasi R. T. dyshohet se ka kryer qitje të pavullnetshme, në tokë, me armë zjarri kallashnikov, dhe më pas është larguar menjëherë.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, janë vënë në ndjekje të shtetasit R. T, 30 vjeç. Vijon kontrolli i zonës dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.