Të shtëna me armë në Kaçanik, vritet një person, plagoset rëndë i vëllai

0

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën Ferizaj-Kaçanik në Kosovë ku është vrarë një burrë dhe është plagosur i vëllai i tij.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se nga të shtënat një persona ka humbur jetën ndërkohë është plagosur i vëllai i viktimës.

“Ju njoftojme se sot në ora 14:00 kemi marr nje informacion se ne rrrugen magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i qujtuar “Fusha Pajtimit” , përball” Varrezave të Dëshmorëve, 2 persona te moshës madhore kanë marr plagë nga arma e zjarrit. Nga informatat e para njeri për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjese, kjo konfirmuar nga ekipet mjekësore , ndërsa tjetri èshtw transportuar per ndihme mjekesore ne Ferizaj e me pas eshte teansportusr per QKUK per trjatim te metutjeshm mjekesor . Ne vendin e ngjarjes jane ekipe te policise qe po hetojne rastin”, ka thënë Veseli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu