Të shtëna me armë raportohen këtë mesditë në plazhin e Tales.
Ngjarja ka ndodhur në një nga lokalet e zonës. Raportohet për një person të plagosur.
Sipas burimeve, raportohet se ngjarja është regjistruar për shkak të një konflikti të çastit.
Teksa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po vijon punën për zbardhjen e detaje, burimet thonë se autori i ngjarjes është identifikuar dhe po punohet për ta arrestuar.