Të shtëna me armë në SHBA, plagosen 5 policë

0

SHBA- Pesë oficerë policie u plagosën të enjten në mëngjes në një sulm me armë pranë qytetit lindor të Minesotës, Princeton, shkruajnë mediat e huaja. Sipas mjekëve oficerët janë jashtë rrezikut për jetën.

Autoritet thonë se i dyshuari është ende në vendin e ngjarjes, por ende nuk është në paraburgim. Banorët janë këshilluar të shmangin zonën.

Zyra e Sherifit të Qarkut Benton tha se po bashkëpunonte me disa agjenci të tjera të sigurisë publike për sulmin që ndodhi në Glendorado Township, i cili është disa kilometra në perëndim të Princeton.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu