Të shtëna me armë në SHBA, vriten tre punonjësit e shërbimit postar

0

Tre punonjës të shërbimit postar amerikan u vranë sot në një incident të armatosur në Qendrën e Renditjes së Postave në shtetin federal Tennessee.

Një mbikëqyrës, menaxher dhe postier që u vendosën përkohësisht në Qendrën e Renditjes së Postës u vranë nga të shtënat, thanë të afërmit dhe bashkëpunëtorët e tyre, raportoi foxnews.

Autoritetet amerikane deklarojnë se postieri qëlloi mbikëqyrësin dhe menaxherin, pas së cilës ai kreu vetëvrasje.

Byroja Federale e Hetimit (FBI) dhe Shërbimi Postar i SHBA nuk i kanë publikuar menjëherë emrat e personave të përfshirë në aksident.

 

 

“Kjo nuk mund të lidhet me shërbimin postar sepse ka incidente të ngjashme në shkolla, dyqane, kudo”, tha presidentja e degës lokale të Shoqatës Kombëtare të Mbikëqyrësve Postarë, Lakita Benjamin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu