Prishje pazari për drogë/ Dalin detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në Tiranë

0

Kanë dalë detaje të reja nga plagosja e dyfishtë që ndodhi pasditen e sotme në zonën e ish-parkut të autobusave në Tiranë.

Sipas burimeve të “Fax News”, dy të rinjtë që kanë mbetur të lënduar Aleksander Nikolli dhe Xhulio Vela dushohet se janë përfshirë në pazare për shpërndarjen e drogës në doza të vogla. Burimet bëjnë me dije se dy të rinjtë e plagosur janë me precedent penal dhe të skeduar më herët nga policia mes të cilave edhe trafik narkotikësh.

Mësohet po ashtu se konflikti ka nisur mes dy grupeve të rinjsh, ku pas debatit verbal sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit. Të rinjtë janë konfliktuar pranë një pallati.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu