Të shtëna me armë në Tiranë, dy persona plagosin 19-vjeçarin

0

Një 19 vjeçar është plagosur ditën e sotme pas të shtenave me armë në Tiranë. Ai eshte transportuar menjehere ne spital dhe nuk dihet gjendja e tij.

Mësohet se bëhet fjalë për 19 vjeçarin Redi Kaçorri, i cili është qëlluar me armë zjarri nga dy persona ende të paidentifikuar.

Policia është nisur menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për kapjen e autorëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasi R. K., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit me dy shtetas ende të paidentifikuar nga ana e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu