Të shtëna me armë në Tiranë, përfshihen në sherr disa persona

0

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, te restorant Durresi, pas një sherri midis disa personave.

Mësohet se ka pasur një konflikt me sende të forta dhe më pas është përdorur dhe armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ferid Xhejko”.

Nje prej te perfshirve ne konflik eshte demtuar me sende te forta, ndersa nje tjeter i perfshire dhe ky ne konflitk dyshohet se ka qelluar ne ajer me arme zjarri dhe eshte larguar.

Sipas informacioneve paraprake, nuk ka asnje te plagosur nga perdorimi i armes se zjarrit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.08.2021, rreth orës 21:10, në rrugën “Memo Meto” gjatë një konflikti të çastit është dëmtuar me sende të forta shtetasi B. S., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu, dyshohet se gjatë konfliktit, njëri prej personave të përfshirë në konflikt, ka  qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar.

Nga konflikti nuk ka asnjë person të dëmtuar me armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu