Trafikuan dy të miturat shqiptare, arrestohen dy persona

0

Prokuroria Themelore në Gjilan në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pas aplikimit të masave të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, sot ka ndaluar dy persona me inicialet A.S. dhe R.S., të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Trafikimi me njerëz’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ekziston dyshimi se të lartpermendurit, gjatë muajve Korrik dhe Gusht 2021, kanë trafikuar dy viktima të mitura, njëra rreth moshës 15 vjeç, ndërsa tjetra 17 vjeç, në rajone të ndryshme të Kosovës.

“Të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit gjendet në ndalim 48 orësh”, njofton prokuroria.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu