Të shtëna me armë në zonën e Kombinatit, plagoset një person

0

Një plagoje me armë zjarri ka ndodhur pak çaste më parë në zonën e Kombinatit, në Tiranë.

Dy kunetër janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin, deri në përdorimin e armës.

Dyshohet se njëri prej tyre ishte në gjendje të dehur, ndërsa pas ngjarjes është vënë në pranga nga policia.

Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes, për sqarimin e plotë të rrethanave.