Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme tek Pediatria në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.
Burimet paraprake nga policia kanë bërë të ditur se tek parkimi i pediatrisë, një person dyshohet se është vetëplagosur në makinën e tij me një armë zjarri pistoletë.
Personi i vetëplagosur mësohet se është një efektiv i policisë së burgjeve.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.05.2023, rreth orës 18:10, te spitali “Nënë Tereza”, te parkimi i urgjencës së pediatrisë, shtetasi Sh. H., 47 vjeç, (punonjës Policie në sistemin e burgjeve) dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit që mbante me vete.
47-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.