Të shtëna me armë zjarri, dy të plagosur

0

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e së premtes në qytetin bregdetar të Durrësit, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se të plagosurit janë babë e bir ndërsa mësohet se janë shoqëruar 6 persona, dhe mes tyre dyshohet të jetë edhe autori i plagosjes.

Ndërkohë dy të plagosurit janë transportuar për në spital në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13 pas nje konflikti te castit mes disa personave.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje ndërsa nuk jep më tepër të dhëna për shkak të hetimit.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 18.09.2020, rreth orës 20:00, në lagjen nr.13. Durrës, pas një konflikti të çastit me mjete të forta e më pas me armë zjarri midis disa personve, janë plagosur me armë zjarr shtetasit A.B., dhe E.Gj., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës 6 shtetas dhe mes tyre është autori i ngjarjes, por nuk jepen të dhëna për shkak të hetimit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu