Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Bulqizë.
Mësohet se është qëlluar drejt një makine të parkuar.
Nuk ka ende informacione lidhur me motivin e të shtënave.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Bulqizë/informacion paraprak
Rreth orës 17.30, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, shtetasi F.T., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar, në pronësi të shtetasit A.P.
Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe ato të Komisariatit Bulqizë, po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.