Të shtëna me armë zjarri në Greqi/ Burri qëllon çiftin, humb jetën njëri prej tyre

0

GREQI- Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mëngjesin e sotëm Greqinë. Siç raportojnë mediat greke, një 74 vjeçar ka sulmuar me armë zjarri dy persona, një grua dhe një burrë, ku për pasojë ky i fundit ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në zonën e quajtur Agios Panteleimonas, ndërsa nuk dihet ende motivi i krimit. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku ka neutralizuar të moshuarin dhe e ka vënë në pranga.

Për arsye hetimore, identiteti i viktimës dhe autorit nuk është bërë ende me dije.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu